29.5 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Vehbi Kajtazi: Vjosa Osmani po përgatit një subjekt të ri politik, rrezik për LDK-në

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani po përgatitet për të krijuar një subjekt të ri politik, me një grup njerëzish për të cilët ende nuk dihet saktësisht kush do të jenë. Sipas tij, mund të jenë persona nga kabineti i saj ose nga jashtë, ndoshta edhe nga parti të tjera politike.

Ai thotë se me këtë subjekt të ri, Osmani po synon të mbajë ose të marrë ende elektorat të LDK-së, gjë që ai e sheh si rrezik më të madh për LDK-në sesa për Albin Kurtin.

Sipas Kajtazit, nëse ajo arrin të ketë fuqi dhe vota të mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës për t’u bërë relevante për koalicionet e ardhshme, ajo do të shkojë sërish tek Albin Kurti.

Ai thekson se Osmani është e pandashme nga Albin Kurti për shkak të interesit puro politik dhe pasuror.

“Nuk e di a është duke e kuptu Lumir Abdixhiku këtë rrezik që po i vjen nga zonja Osmani, e cila u bë presidente me votat e LDK-së dhe nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut zonja Osmani shpëtoi pa shku në Gjykatën Kushtetuese për dy shkelje të rënda, që është shkarkimi i Valdete Dakës dhe mosdekretimi i kryeprokurorit të shtetit Blerim Isufaj,” tha Kajtazi.

Të ngjashme

Të fundit