19.7 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Vehbi Kajtazi: Siguria e presidentes Osmani nuk mund të krahasohet me rreziqet që kanë përjetuar ish-krerët e tjerë shtetërorë

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin “VV Show”, ka folur për nivelin e sigurisë së krerëve shtetërorë ndër vite, duke e krahasuar atë me mbrojtjen që i është ofruar presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka theksuar se ndër figurat më të rrezikuara në Kosovë ka qenë Ramush Haradinaj. “Ramush Haradinaj ka qenë në vazhdimësi njeriu më i rrezikuar në Kosovë. Pas luftës i është vrarë çllau, ka qenë pjesë e UÇK-së, ka pasur probleme të ndryshme dhe një proces gjyqësor. Për shkak të së kaluarës së tij, edhe sot ka një patrull prej dy personash që e përcjellin. Madje sa ishte kryeministër, nuk i ka pasur këto masa sigurie sa i ka sot Prindon Sadriu,” deklaroi Kajtazi.

Ai përmendi edhe rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ai shpesh përdorte veturë të policisë dhe një tjetër për përdorim privat, por “askush nuk ka ditur që djali i tij, Endriti, është endur me veturë të policisë.”

Sipas Kajtazit, edhe ish-kryeministri Isa Mustafa është përballur me rrezik të madh. “Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë vendosur mjete në rrugë që do t’i shpërthenin gomat dhe mund ta rrokullisnin. Shtëpia e tij në qytet është tentuar të digjet, ndërsa ajo në fshat është sulmuar. Por, ai nuk është marrë me luks apo mbrojtje të afërt në këtë shkallë,” u shpreh gazetari.

Në këtë kontekst, Kajtazi theksoi se situata e presidentes aktuale është e ndryshme. “Në rastin e Vjosa Osmanit nuk janë të tilla. Kur kërcënohen personalitete të tilla, me rastin merret Prokuroria Speciale,” tha ai.

Të ngjashme

Të fundit