10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vehbi Kajtazi “godet”: Zyrtari i UDB-së, që e arrestoi dhe e torturoi Kolë Berishën, në krah me Albulena Haxhiun

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi në një postim në Facebook ka thënë se Enver Krasniqi i cili është emëruar ud/drejtor për Sekuestrim të Pasurisë së paligjshme ka qenë shef i shërbimit informativ serb në Klinë.

Kajtazi theksoi se Enver Krasniqi, para se të zgjedhej në postin aktual, më parë ka shërbyer si shef i shërbimit informativ serb në Klinë.

Akuzat e ndaj Krasniqit vazhduan edhe më tej, kur gazetari përmendi se Krasniqi gjithashtu është përfshirë në aktet e torturës ndaj patriotit të njohur Kolë Berisha. Këto pretendime janë konfirmuar, sipas Kajtazit, nga anëtarët e familjes së Berishës.

“Enver Krasniqi, i përzgjedhuri i Albulena Haxhiut per ud drejtor të Agjencise për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë së paligjshme, i cili ka qenë shef i UDB-së në Klinë, ka burgosur dhe torturuar patriotin Kolë Berisha. Berisha, ka qenë zëveëdes i Ibrahim Rugoves, në emrin e të cilit thirrët presidentja Vjosa Osmani, e cila kryen sherbime politike për Albin Kurtin.” – ka shkruar Kajtazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit