23 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Vehbi Kajtazi ‘godet’ Haxhiun dhe Sallahun: Një ditë Dejona Mihali do të tallet me ju

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj sulmeve që po i bëhen gazetarit Ilir Mirena, ku pak ditë më parë deputetja Adriana Matoshi mori udhëzime nga Dejona Mihaili për një status ku sulmohej gazetari Ilir Mirena, shkruan Periskopi.

E këtë avaz e ka vazhduar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila duke u munduar të irionizoj, ka postuar një fotografi dhe status në rrjete sociale duke i dal në mbrojte deputetes Matoshi.

Në fotografinë e Haxhiut shihet me Dejona Mihailin.

Ky status i Haxhiut nuk la pa u kometuar nga gazetarë e analistë politikë, të cilët u tallen me krejt këtë situatë.

I fundit ka qenë Vehbi Kajtazi i cili ka thënë se tre njerëzit që e ‘kanë në dorë’ drejtësinë Albulena Haxhiu zëvëndësi i saj dhe Dejona Mihali po tallen me veten.

Sipas tij, ata po tallen edhe me Kosovën.

Ai ka përmendur këtu edhe ilir Mirenën, për të cilin Kajtazi ka shkruar se Mirena ka lënë shtetin gjerman dhe i është bashkuar luftës së fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Reagimi i Vehbi Kajtazit pa ndërhyrje:

Tre njerez te cilet kane ne dore “sistemin e drejtesise” tallen me veten. Rrjedhimisht tallen me Kosoven.
Per te tre eshte ne rregull qe te orkestrohen sulme banale ndaj nje qytetari te Republikes se Kosoves.
Ndaj nje gazetari.
Ndaj nje njeriu qe la jeten ne Gjermani dhe erdhi ne Kosove per te luftuar kunder Serbise si pjese e UÇK-se – Ilir Mirenes.
Te dy keta burra ne foto besoj se kane pasur moshen per t’u bere pjese e UÇK-se. Nese jo keta, familjaret e tyre.
Por nuk e kane bere sepse kane pasur pune tjera.
Psh, me leshu pare me fajde.
Une i kuptoj deri diku. Sepse jane te padijshem.
Sepse nuk e dine se deputetet jane te lire me ligj dhe kushtetute te shprehen dhe votojne sipas vullnetit te tyre.
Sepse ushtrimi i ndikimit eshte veper penale qe vlen edhe ne rastin e deputeteve.
Por jane te padijshem. Si te tille edhe duhet ti shohim.
Si te tille, ata nuk e kuptojne se nje dite Dejona Mihali do te tallet me ta.
Se do te thote: as vete nuk e di se si nje strukture politike ne pushtet e kam drejtuar une. Siç kam dashur. I kam ngreh per hunde.
Beni statuse. Akuzoni njerez. Shani e fyeni sa te doni.
Por, pranojeni se brenda kesaj fotografije ka njerez te lidhur me fajdegji. Ka njerez te lidhur ne vrases, te cilet masakrojne nje familje teksa festonte vitin e ri.
Talluni me gjithçka.
Nuk ka kuzhinier ne bote qe nuk eshte djegur apo nuk ka rreshqitur ne vaj. Vaji i nxehte eshte pervelues.

Të ngjashme

Të fundit