Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se ai se konsideron serioz kryeministrin Albin Kurti, derisa ky të fillojë të hedh hapa për t’u marrë me SHIK-un.
Përmes një postimi në Twitter, Kajtazi ka thënë se do t’i besojë dhe do ta përkrah Kurtin në momentin kur do të nis “çrrenjosjen e së keqes me te madhe qe ka mbjell SHIK-u në këtë vend”.
Albin Kurtit i besoj dhe e perkrahi ne ate moment qe nis çrrenjosjen e se keqes me te madhe qe ka mbjell SHIK-u ne kete vend. Askush me shume dhe ma brutal nuk ka qene sesa kjo organizate. Derisa te hedh hapa per t’u marre me kete organizate, une nuk e konsideroj serioz Kurtin”, ka shkruar Kajtazi.