9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vehbi Kajtazi: Atentati ndaj Abdixhikut dhe të tjerëve s’ka qenë serioz

- Advertisement -

Opinionisti Vehbi Kajtazi vlerëson se planifikimi i atentatit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe tre deputetëve të kësaj partie që u bë publik në janar të këtij viti s’ka qenë serioz.

“Rasti me Abdixhikun e të tjerët nuk ka qenë serioz dhe nuk ka pasur asnjë element rrezikshmërie të provume. Në këtë rast flasim për një bashkëbisedim nga një grua në gjermani e cila rezulton se nuk punon as në policinë gjermane ashtu siç u raportua në fillim” u shpreh Kajtazi.

Kajtazi, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, tha se edhe atentati i bërë publik nga kryeministrit, Albin Kurti, nuk ka qenë aspak serioz teksa vlerëson se raportimi i policisë për këtë rast ka qenë skandaloz.

“Mendoj se edhe rasti i zotit Kurti është i ngjashëm me këtë të Abdixhikut, nuk ka pasur diçka serioze dhe as rrezik real. Ajo që më shqetëson është mënyra se si policia jonë e ka bërë vlerësimin e këtij rasti – është skandaloze se çfarë ka bërë policia në rastin e Kurtit”.

“Ka pasur raport zyrtar nga policia ku thuhej se zoti Kurti mund të vritet si pasojë e konflikteve me PDK-në dhe AAK-në dhe kjo është skandaloze – dikush do të duhej të jepte përgjegjësi për këtë” tha Kajtazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit