8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Vegjetarianët janë më të rrezikuar nga sulmi në tru sesa konsumuesit e mishit

- Advertisement -

Hulumtuesit kanë zbuluar se vegjetarianët janë më të rrezikuar të pësojnë sulm në tru sesa konsumuesit e mishit.

Shkencëtarët e universitetit të Oksfordit, të cilët i kanë analizuar 50,000 njerëz për 18 vjet, besojnë se konsumimi i ulët i vitaminave nga mishi mund ta shtojë këtë rrezik për sulm në tru.

Akademikët kanë zbuluar se vegjetarianët dhe veganët janë 20% më të rrezikuar për nga sulmi në tru.

Në këtë studim, vegjetarianët dhe veganët kanë pasur nivele më të ulëta të vitaminave kyçe – siç është vitamina B12 – dhe kjo mund ta shpjegojë këtë ndërlidhje mes sulmit të trurit dhe mos konsumimit të mishit.

Vlen të ceket se dietat vegjetariane dhe vegane janë në rritje.

Përndryshe, ky studim është publikuar edhe në “British Medical Journal”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit