-6.7 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Vedat Muriqi takoi tifozin nga Kosova në “Metropolitano” dhe ia dhuroi fanellën pas ndeshjes (Video)

- Advertisement -

Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca dje pësoi humbje 3:0 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”.

Pas përfundimit të ndeshjes, “Pirati” doli nga fusha pa fanellë – kjo pasi ia dhuroi një tifozi nga Kosova, shkruan Indeksonline

Ai takoi atë ende pa filluar ndeshja dhe ia premtoi fanellën pas përfundimit të takimit.

Ashtu ndodhi, me të përfunduar ndeshja edhe pse rezultati ishte negativ, Muriqi shkoi te tifozi kosovar dhe ia dhuroi fanellën e tij.

Muriqi është duke kaluar momente fantastike në La Liga – gjatë këtij sezoni ai ka shënuar 14 gola.

Të ngjashme

Të fundit