Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca dje pësoi humbje 3:0 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”.
Pas përfundimit të ndeshjes, “Pirati” doli nga fusha pa fanellë – kjo pasi ia dhuroi një tifozi nga Kosova, shkruan Indeksonline
Ai takoi atë ende pa filluar ndeshja dhe ia premtoi fanellën pas përfundimit të takimit.
Ashtu ndodhi, me të përfunduar ndeshja edhe pse rezultati ishte negativ, Muriqi shkoi te tifozi kosovar dhe ia dhuroi fanellën e tij.
Muriqi është duke kaluar momente fantastike në La Liga – gjatë këtij sezoni ai ka shënuar 14 gola.






