22 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Vedat Muriqi mund ta bëjë transferimin befasues në Turqi

- Advertisement -

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e kampionit turk, Galatasarayt, i cili pritet të transferojë një sulmues deri në mbylljet e afatit kalimtar në Turqi.

Me Victor Osimhen të dëmtuar me ekipin kombëtar dhe Mauro Icardin ende të paaftë për të luajtur 90 minuta, transferimi i një sulmuesi të ri është bërë temë diskutimi për Galatasarayn.

Sipas një raporti në Radyospor, kampioni turk mund të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili po bën karrierë te Mallorca.

Agjenti Tahsin Koca, i cili ka kontakte të ngushta me klubet evropiane zbuloi këtë informacion.

“Galatasaray mund të nënshkruajë një qendërsulmues që e njeh mirë Superligën. E mësova këtë gjatë negociatave të transferimeve. Ata duan Vedat Muriqin në huazim, me mundësi blerjeje. Është një lëvizje logjike dhe e realizueshme”, ka thënë fillimisht Koca.

“Mallorca tashmë ka katër qendërsulmues. Juventusi i ofroi Milikun Galatasarayt, por bordi e refuzoi atë sepse është i lënduar. Keinan nga Udinese u ofrua gjithashtu, por ai nuk e njeh ligën. Ai gjithashtu ka një pasaportë britanike”.

“Mendoj se Banza, lojtari i Bragës që luajti si huazim te Trabzonspor sezonin e kaluar, është gjithashtu në agjendë. Nëse Muriqi nuk është i disponueshëm, Banza do të ishte një qendërsulmues rezervë ideal”, përfundoi agjenti.

Ndryshe, Muriqi shkëlqeu të hënën mbrëma në Prishtinë, duke shënuar njërin nga golat në fitoren e Kosovës ndaj Suedisë me rezultat 2-0.

Të ngjashme

Të fundit