Real Madridi ka shënuar fitore në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
“Los Blancos” triumfuan 3:0 ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi startoi për Mallorcan, por që nuk arriti të lërë gjurmë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes, Vedat Muriqi shkëmbeu fanellat me Kylian Mbappen.
Jude Bellingham kaloi madrilenët në epërsi në minutën e 63-të të ndeshjes.
Valjent shënoi autogol në minutën e dytë shtesë, kurse tre minuta më vonë Rodrygo realizoi për 3:0.
Në finale, Real Madridi do të takohet me Barcelonën, ndeshje e cila zhvillohet të dielën.