21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Vedat Gashi shpall fitoren në garën për Distriktin e 4-të të Legjislaturës së Westchesterit (Video)

- Advertisement -
Shqiptaro-amerikani Vedat Gashi nga radhët e demokratëve ka shpallur mbrëmë fitoren e tij ndaj kundërshtarit republikan Daniel Branda në garën për Distriktin e Katërt të Legjislaturës së Westchesterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur ai e shpalli fitoren, mbajti edhe një fjalim para ekipit të tij dhe mediave, por paraprakisht pranë vetes e thirri nënën, fëmijët dhe gruan e tij.

Ai tha se është falënderues ndaj çdo kujt që ka punuar për të arritur këtë rezultat deri këtu, si dhe shtoi se do të bëjnë çdo gjë që të ndryshojnë jetën e votuesve amerikanë.

“Ku e kam nënën? Nënë, eja këtu. Kjo ka qenë kampanja jonë, kemi pasë shumë negativitet, ndoshta kundërshtari më i pistë që e kam pasur ndonjëherë, por ka qenë kampanjë për të folur për substancën, me votuesit, për të ndihmuar ata. Mendoj se rezultatet flasin për punën që kemi bërë ne”.

“Thash ne, sepse këtë e bëmë të gjithë së bashku. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur këtu. Faleminderit shumë, keni qenë fantastikë. Pothuajse më kanë humbur fjalët. Mendoj se kjo është fitorja më e madhe që e kemi marrë në terma të përqindjes. Ne e bëmë këtë duke shmangur marrëzitë dhe në fakt duke folur me votuesit. Dhe do ta bëjmë këtë përsëri. Faleminderit të gjithëve, e vlerësojë këtë”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se do të adresojë kostot e jetesës, strehimit të përballueshëm dhe të drejtave riprodhuese.

Sipas rezultateve jozyrtare, me 25 nga 61 qarqe që raportuan në orët e para të numërimit të votave – ose 40 për qind të votave të përgjithshme – Gashi mori 56 për qind të votave ndërsa kundërshtari i tij Branda mori 44 për qind.

Gashi, 45 vjeç, nga Yorktown Heights, aktualisht është kryetar i Bordit të Ligjvënësit të Qarkut Westchester dhe ka shërbyer si ligjvënës për Distriktin 4 që nga viti 2019.

Ai më parë ishte këshilltar kryesor ligjor në Ministrinë e Pushtetit Lokal të Kosovës dhe më vonë për kryeministrin e Kosovës.

Distrikti i Westchesterit përfshin pjesë të New Castle, Ossining, Somers dhe Yorktown. /Klankosova.tv/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit