10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Veç plumb n’ballë” – Valon Syla: Manxhuka i VV-së është i akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes

- Advertisement -

Prokuroria Speciale kishte njoftuar më 8 nëntor 2023 që ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave. Dy prej tyre janë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka dhe asamblisti i kësaj partie në Prishtinë, Egzon Azemi. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet ndaj Manxhukës dhe Azemit aktakuza është ngritur për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Këtë çështje e përmendi gazetari Valon Syla, i cili në “Pressing” të T7 tha se Manxhuka kishte nxitur urrejtje.

“E kemi njërin që po ankohet e që është Arlind Manxhuka, i cili është i akzuar për përçarje dhe urrejtje nga Prokuroria Speciale për shkak të lirimit që ia ka bërë një serbit Prokuroria dhe ky në Facebook e shkruan për tradhtarin me emër prokuror e gjykatës, veç plumbi në ballë dhe pas tij reagon një asamblist i VV-së i bashkohet këtij linçimi, e i thotë me ia gju një bombë, me ia ba kështu e kështu. I thotë Prokuroria apo vini këtu”, ka thënë Syla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit