23.6 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

“Veç ju, o mjerana”; “dil në protestë, mos shitë fore”: Deputeti i VV-së tenton të ironizojë me protestën, komentuesit e “gozhdojnë”

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Sali Zyba, ka tentuar të ironizoi me protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale.

Përpjeka për të përqeshur mbështetësit e kësaj proteste i është kthyer bumerang zytarit të lartë të VV-së.

“Pas Isa Mustafës e Përparim Ramës, edhe Fatmir Sheholli e mbështet protestën e nesërme”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Kjo ka bërë që shumica dërmuese e komenteve të jen negative për të.

Ndjekësit e tij i kanë kërkuar t`i lej llafet dhe dalë në protestën, e cila sot fillon në ora 17:00.

Një gjë të tillë ia ka kërkuar edhe ish-mbështetësi i VV-së, Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në ShBA.

“Çu dil n’protestë e mos shit fore! Veç pse udb e ka shti me përkrahë Sheholli protestën, nuk dmth që protesta nuk është e duhur. Krejt në të kundërtën, udb, përmes manipulimit të VV me fore e taktika, po bënë gjithçka t’a zbehë këtë protestë. Çu dil n’protestë e mos shit fore!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit