13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Veç 2 milionë euro shpenzoi MSh-ja për investime kapitale, kritikohet nga pozita e opozita

- Advertisement -

Projektet kapitale të parealizuara nga Ministria e Shëndetësisë, ka bërë që pozitë e opozitë ta kritikojnë ministrin e këtij dikasteri, Arben Vitia. Thonë se dikasteri që ai e drejton ka dështuar plotësisht në shpenzimin e buxhetit për investime kapitale, raporton Ekonomia Online.

Nga 24 milionë euro sa i pati në dispozicion për vitin 2023, sipas raportit nëntëmujor të Ministrisë së Financave, për këtë kategori ajo ka shpenzuar më pak se 2 milionë euro, apo vetëm 8 për qind.

E për mosplanifikim të duhur, kritika ka drejtuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.

Ai për Ekonomia Online, ka thënë se do të kërkojnë llogari nga MSh-ja për këtë çështje. Ai u shpreh se shqetësim kanë edhe deputetët tjerë për mungesë implementimi të buxhetit për këtë vit.

“Ne kemi diskutuar dje edhe në Komision sa i përket buxhetit përgjithësi pra Buxhetit 2024 por rrjedhimisht e kemi diskutuar edhe mënyrën se si është menaxhuar buxheti në vitin paraprak, ka qenë shqetësim i të gjithë deputetëve sepse Ministria e Shëndetësisë ka ngecur ne implementimin e projekteve mirëpo sa i përket shkakut ngelet të shihet deri në fund të vitit sepse përveç ngecjeve brenda Ministrisë së Shëndetësisë çështjet tjera janë të lidhura edhe me shtyrjen e afateve të ankimimit në OShP”.

“…pasi të bëjmë një analizë në fund të vitit do dalim edhe në një përfundim dhe rekomandime se cili ka qenë problemi kryesor dhe si të adresohen këto probleme dhe qytetari i Kosovës  të ketë shërbime më të mira shëndetësore dhe do kërkojmë llogari por edhe duhet të jemi të kujdesshëm në adresimin e problematikës ku ka ngec problematika në implementim të këtij buxheti”, ka thënë Shkreta për EO.

Më i ashpër në këtë drejtim është shprehur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

Ai për Ekonomia Online ka thënë se ndërrimi i shpeshtë i ministrit të këtij dikasteri, është njëri prej faktorëve kyç për mungesë implementimi të buxhetit.

“Edhe në këtë herë arsimi dhe shëndetësia nuk janë prioritet qeveritar sepse deri sa flasim diku rreth 3% të GDP apo bruto produktit vendor që përcaktohet për menaxhimin e dy sektorëve më të rëndësishëm që i ka vendi atëherë nuk kemi çfarë flasim më tutje”.

“Kur flasim për projektet kapitale është e vërtetë që diku rreth 8 për qind e buxhetit të projekteve kapitale janë realizuar, por nuk duhet harruar që ka qenë një vit i shoqëruar me ndërrime të ministrit pastaj ardhja e ministrit të ri pastaj me mungesë të drejtorit të ShSKUK-së kurse ato projekte kapitale kryesisht në nivel të SHSKUK pra realisht ky projekt buxhet është vazhdim i menaxhimit edhe nga viti i kaluar që nuk janë shfrytëzuar projektet kapitale”, u shpreh ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit