8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vdiq pasi e hoqi dhëmbin, policia jep detaje për vdekjen e dyshimt të gruas në Malishevë

- Advertisement -

Janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, pas vdekjes së një gruaje në Malishevë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje.

“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR

Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç raportonte Koha dje, një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por iu është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.

Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit