Nga shpërthimi, fillimisht vdiq një person dhe tetë mbetën të lënduar.
Sipas mediave shqiptare mësohet se viktimat janë babë e bir. Ka edhe të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shpërthimi u shkaktua pasi një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë.
Ndryshe, para pak minutave Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 8 persona, midis tyre edhe deputeti socialist, Bujar Çela.
Balla ka thënë për mediat se viktimë ka mbetur manovratori i vinçit pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë.
Ministri i Brendshëm bëri të ditur gjithashtu se i plagosur rëndë ka mbetur edhe i biri i tij, i cili ndodhej aty pranë gjatë shpërthimit.
Lidhur me gjendjen e deputetit Bujar Çela, Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por më pas i është nënshtruar operacionit në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.