Futbollisti maroken Hakim Ziyech është në zi pas vdekjes së vëllait të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Ziyech, i cili publikoi një Instastorje, me një shprehje islame.
“Në të vërtetë, ne i përkasim Allahut dhe në të vërtetë, tek Ai do të kthehemi”, shkroi ai në Instastorjen e tij.
Wydad AC, klubi i tij aktual, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij më të thellë.







