35.5 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Vdes vajza e akademikut Rexhep Qosja

- Advertisement -

Mëngjesin e së martës ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut të njohur Rexhep Qosja.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj, Valjet Rexhepi, përmes një njoftimi për opinionin.

“Sot, më 29 korrik 2025, me pikëllim ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi. Varrimi i saj do të bëhet po sot, në orën 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës,” ka shkruar ai.

Familja ka njoftuar gjithashtu se e pamja do të mbahet për dy ditë në hotelin “Grand” në Prishtinë, të mërkurën dhe të enjten, nga ora 10:00 deri në 18:00.

Të ngjashme

Të fundit