22.7 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë

- Advertisement -

Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vdekur si pasojë e një aksidenti që pati me veturë, në fshatin Kryezi të Fushë-Krujës.

Në njoftimin e policisë thuhet se 63-vjeçari ishte duke vozitur një motoçiklet kur ka pësuar aksident me një automjet, dhe me të ishte edhe një pasagjere e cila është lënduar.

Gjithashtu, policia shtoi se sllovaku kishte vdekur në Spitalin e Pukës, kurse e lënduara tjetër është transportuar me helikopter në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Të ngjashme

Të fundit