Real Madridi ka ngulur gozhdën e fundit në arkivolin e garës së projektuar nga Presidenti Florentino Perez, duke njoftuar fundin e ëndrrës së quajtur Superligë.
Një marrëveshje është arritur me UEFA-n për t’i dhënë fund garës. Njoftimi vjen vetëm katër ditë pasi Barcelona konfirmoi publikisht sekretin e hapur se do të largohej nga gara, duke lënë vetëm Real Madridin.
Koncepti fillimisht u njoftua me 12 anëtarë, por u reduktua në tre brenda disa javësh, dhe më në fund vetëm Real Madridin dhe Barcelonën për vitet e fundit.
Deri në nëntor, Perez po mbështeste publikisht Superligën, dhe në fillim të sezonit, A22, kompania organizuese kishte publikuar një format të përditësuar dhe një fillim të sugjeruar në gusht të vitit 2026.
Real Madridi publikoi deklaratën dje pasdite, duke e mbyllur përfundimisht këtë kapitull.






