Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ngushëlloi familjarët e Bardh Duhanit, shqiptaro-amerikanit i cili vdiq.
Haradinaj shkroi se ai “gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua atdheut”.
“Në kohën e luftës për çlirimin e Kosovës, ai dhe djemtë e tij; Gjoni, Toma dhe Leka, së bashku me shumë bashkëkombas të tjerë, u mobilizuan për t’i ardhur në ndihmë UÇK-së. Baca Bardh e mbylli rrugëtimin e tij në këtë jetë me nder”, shkroi ai.
“Ngushëllime familjes Duhani dhe gjithë atyre që e njohën Bacën Bardh. I paharruar qoftë kujtimi për të”, shtoi Haradinaj.






