Të martën në mëngjes ka vdekur shkrimtari, Adem Gashi.
Kështu ka njoftuar i biri i të ndjerit përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas.”, shkruan djali i tij Dardan Gashi.
Vitin e kaluar, Gashit i ishte ndarë çmimi kombëtar letrar për vepër jetësorë “Azem Shkreli”, nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.