Ka ndërruar jetë shkenctari i famshëm shqiptar, Rifat Gjota. Pedagogu i njohur ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në tru në mesditën e sotme në Prishtinë.
Rifat Gjota është zbulues shqiptar, shkencëtar dhe pedagog, i lindur me 5 maj të vitit 1939 në Pejë.
Mbi njëzet vjet punoi në zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij.
Zbulimet e veta i regjistroj në Amerikë me emrin “US Patent 4710661 – Winding arrangement of a stator and/or rotor of a three-phase generator or electromotor with improved performances”, kurse mënyra e ndërtimit të këtyre elektromotorëve quhet “rifatizim”, pra në bazë të emrit të tij.
Lajmin e ka dhënë mbesa e tij, Luljeta Gjota-Agusholli.