Lajme

Vdes një zyrtar i ShKK-së

By GAZETA SCANNER 1

March 11, 2023

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë njëri nga zyrtarët e këtij institucioni.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të SHKK-së në rrjetin social Facebook.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj. Z.Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në”, thuhet në njoftimin e SHKK.

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi

E nderuar familja Sylaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj.

  1. Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.

Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,

Sami GASHI

Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës