Një person ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi ka rënë nga traktori në Istog.
Siç raporton policia, viktima kishte lëndime të rënda trupore dhe mjekët në spitalin e Pejës kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Istog 24.07.2023 – 12:20. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë në traktor i njëjti ka rënë aksidentalisht nga traktori me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Sipas mjekut kujdestar viktima pasi që është pranuar ne spital ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës ju lirohet familjes për ceremoni të varrimit.