16.5 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Vdes një person nga aksidenti në Korroticë të Drenasit

- Advertisement -

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 02:08 në fshatin Korroticë të Drenasit.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka pohuar se në aksident e përfshirë ishte një veturë e tipit “Toyota Corolla” me targa vendore.

Sipas tij, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që gjatë lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majte te rrugës.

“Në vendngjarje ka arritur ekipi emergjent, të cilët kanë marrë personin e lënduar dhe e ka transportuar për trajtim mjekësor, por më vonë mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore për të hetuar shkaqet tjera të aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë mbetet të dërgohet ne obduksion”, ka thënë Hoxha

Të ngjashme

Të fundit