18.7 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

- Advertisement -

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në mbrëmje ka vdekur L.S në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por fatkeqësisht pa rezultat.

“Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme. Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë”, thuhet nga ShSKUK.

Të ngjashme

Të fundit