11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Vdes një person në Prizren, u godit nga rryma elektrike gjatë peshkimit

- Advertisement -

Një person nga fshati Romaje i Prizrenin ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, pas goditjes nga rryma elektrike pasi ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik.

Policia ka bërë të ditur se për rastin kanë marrë informacione rreth orës 16:40 dhe se i njëjti është dërguar në Spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë.

“Viktima ( F.S.1983) me lëndime te renda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjeket kompetent i kanê dhënë tretman mjekësor dhe janë munduar ta shpëtojnë, por i njëjti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndërruar jetë”, ka thënë për teve1.info, Shaqir Bytyqi zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Ai ka bërë të ditur se patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dal në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast “Hetim I vdekjes, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit