-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Vdes një person në Malishevë, dyshohet se u qëllua me armë zjarri

- Advertisement -

Një person ka vdekur në QKMF-në e Malishevës pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Këtë e ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Sipas tij, viktima është dërguar fillimisht në QKMF në Malishevë teksa vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor.

Tutje Elezi tha se Policia është në kërkim të të dyshuarit/ve.

“Atë që mund t’ju konfirmoj në këto momente është se sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore  është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekjen e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit