Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në mesditë në Drenas.
Nga ky aksident ka mbetur u vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan lajmi.net.
Vdekja e personit është konstatuar nga ekipi mjeksorë.
Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 12:30,kemi pranuar informatën se në fshatin Çikatovë e vjetër -Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.