1.6 C
New York
Friday, January 16, 2026

Buy now

Vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë nga aksidenti në rrugën Komoran – Carralevë

- Advertisement -

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmon se sot rreth orës 19:30, policia ka pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur”, konfirmoi Ahmeti për Express.

“Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran”, shtoi ajo.

“Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, përfundoi Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit