Ka ndërruar jetë në moshë të re, një nga tifozët më të zjarrtë të Kosovës, Korab Vllasa.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i tifogrupit ”Dardanët”, Lulzim Berisha, përmes një postimi në Facebook.
Korabi vuante nga një sëmundje e rëndë, derisa ishte prezent në çdo aktivitet dhe organizim të Dardanëve.
Postimi i plotë:
”Me dhimbje të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë miku, shoku dhe vëllai ynë i dashur, KORAB VLLASA, pas një sëmundjeje të rëndë.Korabi ishte gjithmonë me ne – në çdo aktivitet, në çdo organizim – pjesë e pandashme e familjes sonë.Ai do të mbetet përherë në zemrat tona dhe kujtimi i tij do të na shoqërojë deri në takimin tonë të radhës.Pusho në paqe, Korab.”, ka shkruar Berisha.