Një motoçiklist ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga një aksident trafiku në Komoran.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 dhe janë përfshirë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.