-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje

- Advertisement -

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

Përmes një njoftimi zyrtare në faqen e tyre, thuhet se i njëjti që nga caktimi i masës së paraburgimit ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946. I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kurti në takim me Koopman: Kërcënimet e Serbisë janë pengesë aktuale në progresin e Kosovës
Po ashtu, kanë njoftuar se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së tij.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit