Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se një i burgosur i lindur më 1959 ka ndërruar jetë për shkaqe shëndetësore.
ShKK përmes një njoftim ka bërë të ditur se i njëjti ishte dërguar në Klinikën e Neurologjisë në ShSKUK për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësorë.
Shërbimi Korrektues ka njoftuar se për kundër përpjekjeve të vazhdueshme nga ana e stafit të Klinikës së Neurologjisë, i burgosur ka ndërruar jetë.
Postimi i plotë:
Njoftim nga SHKK & DSHB
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 17:52 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri R.S, i lindur më 1959.
Nga pranimi i tij në QP Prizren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën.
Më 01.03.2023, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë.
Të njëjtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjisë, për evaluim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të përgjithshme si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte, i njëjti ka ndërruar jetë.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.