Një grua ka vdekur të hënën në Drenas, njofton Policia.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku pasi që ishte dërguar për tretman mjekësor.
Derisa, sipas mjekut përgjegjës viktima kishte shenja dhune në trup.
Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori dhe me vendim të tij, trupi i pa jetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësorë, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.