Të dielën është dërguar një foshnje pa shenje jete në Spitalin e Pejës.
Për këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimin.
Lajmin për Express e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 08:30, Policia është informuar se një foshnje është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet relevante dhe në konsultim me prokurorin e shtetit foshnja dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion dhe rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”, tha Rugova.