Lajme

Vdes një fëmijë që u godit nga një veturë në Korishë të Prizrenit

By GAZETA SCANNER 1

August 25, 2024

Ka vdekur një fëmijë që ishte goditur nga një veturë të dielën në fshatin Korishë të Prizrenit.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit.

“Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. – ka noftuar policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALE

Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi