Një 77-vjeçar nga fshati Gjonaj i Prizrenit ka vdekur në një motel në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se informacionin e kanë marrë rreth orës 11:36.
“Sot rreth orës 11:36 , nga një punëtor i një moteli në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren, është raportuar në polici se një person i moshuar, klient i motelit është gjet pa shenja jete në dhomën e tij. Në vendngjarje kanë dal policia dhe mjekët nga emergjenca e qytetit, prej të cilëve është konstatuar vdekja”, ka thënë ai.
Sipas PK-së nga dëshmitë e para në trupin e të moshuarit nuk janë shfaqur shenja dhune.
“Nga provat dhe dëshmitë e para në trupin e viktimës nuk vëreheshin shenja dhune, por me urdhër te prokurorit kujdestar trupi I pa jetë është dërguar ne IML për ekzaminim”, ka thënë Bytyqi./teve1.info/