Një person ka vdekur në Ferizaj pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i katërt i një ndërtese kolektive.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se viktima është 58-vjeç.
“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur gjithashtu ekipi i Emergjencës dhe ai i Zjarrfikësve. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”.
“Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj si dhe ato të Sektorit Rajonal”, tha Veseli për Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Klankosova.tv merr vesh brenda policisë se ka dilema që viktima ka qenë duke e hapur liftin nga kati i katërt, pasi gruaja i kishte ngelur në katin e pestë