9.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Vdes një 28 vjeçar në Gjilan, u vetë-aksidentua

- Advertisement -

Një 28 vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetë-aksidenti në trafik, në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot, më 25.01.2024 rreth orës 00:50 Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar informacion se ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Miresh i Vogël, aksi rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë.Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.” thuhet në konfirmimin e Policisës së Kosovës.

Hashani ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dal edhe Prokurori i Shtetit  me urdhër të të cilit rasti është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

“Rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve të Trafikut rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit