Lajmin e ka dhënë fillimisht bashkëshortja e këngëtarit, Luljeta Përgjegjaj, përmes një fotografie tepër prekëse të publikuar në rrjete sociale. Ajo shihet e shtrirë pranë vjehrrës së ndjerë, duke i mbajtur dorën me lot në sy, ndërsa shkruan:

“Shpirti yt në lule të xhenetit vjehrra jem”, duke shoqëruar postimin me emoji lutjeje dhe pikëllimi.

Pas saj, ka reaguar edhe vetë këngëtari Meda, me një mesazh emocional dhe prekës drejtuar nënës së tij.
“Bëna hallall Nana ime e dashur, sa shumë të kam dashtë… do të dua e do të kujtojmë përjetësisht,” – shkruan ai ndër të tjera.