Një person ka vdekur në QKUK, pasi dyshohet se është ther me thikë në Fushë-Kosovës të dielën rreth orës 22:00.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës ka thënë për mediat se i plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK pas lëndimeve të marra, por nuk ka arritur t’u përballojë plagëve.
“Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti tha se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.