Një person i cili ishte i përfshirë në një aksident trafiku midis një autobusi dhe dy veturave muajin e kaluar në Komoran, ka vdekur dje në QKUK.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24-orësh.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku midis një autobusi dhe dy veturave, ku si pasojë një person mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa më 05.08.2024 viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.