Është raportuar se burri i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksidentit, ka vdekur të mërkurën.
Aksidenti i trafikut kishte ndodhur më 4 gusht në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, rreth orës 15:15.
“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.