20.8 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Vdes në moshë të re infermierja nga Gjilani, nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë

- Advertisement -

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar për vdekjen e infermieres Rejhane Haziri, bashkëpunëtore për shumë vite në këtë institucion shëndetësor.

Haziri, e cila ishte punëtore shëndetësore në Emergjencë vuante nga një sëmundje e rëndë, por nuk arriti ta fitojë betejën.

“Infermierëja Rejane Haziri punoi në shërbimin e Emergjencës, ajo do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.

Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri-Murati, miqëve dhe të afërmve.” – thuhet në njoftimin e spitalit.

Të ngjashme

Të fundit