Ka humbur jetën këmbësorja, e cila u godit sot nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona. Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, shoferja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor.
Ahmeti ka thënë se tashmë policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksidenti me fatalitet.