Ka vdekur këmbësorja që u godit nga vetura në “Rrugën C” në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policorë të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka thënë Ahmeti.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00.