13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vdes ish-presidenti pakistanez, Pervez Musharraf

- Advertisement -

Ish-presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Ai e pati fituar pushtetin përmes një puçi më 1999.

Musharraf, i cili ka qenë president në periudhën 2001-2008, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, është thënë në një deklaratë të lëshuar nga ushtria shtetërore.

Ai u ka mbijetuar disa tentimeve për vrasje dhe është gjendur në krye të problemit mes militantëve islamistë dhe Perëndimit.

Musharraf e ka mbështetur luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorit pas sulmeve të 11 shtatorit në tokën amerikane, pavarësisht kundërshtimeve të brendshme.

Më 2008, ai pati humbur në zgjedhje dhe e ka lënë shtetin gjashtë muaj më vonë.

Kur është rikthyer më 2013 për të garuar sërish, ai është arrestuar dhe i është ndaluar gara.

Ish-presidenti është akuzuar për tradhti dhe është dënuar me vdekje në mungesë, ndonëse vendimi është pezulluar një muaj më vonë.

Ai është larguar sërish nga Pakistani për në Dubai më 2016 për trajtim shëndetësor dhe ka jetuar jashtë shtetit prej atëherë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit